Të kuqtë kanë dalë në një njoftim për tifozët në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”. Ata kanë zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e Ramadanit tek Velje BK.
Mesfushori ka firmosur një kontratë dyvjeçare me danezët me të drejtën e rinovimit edhe për një vit dhe se akordi midis dy klubeve për kushtet është mbyllur me pozitivitet, ndërsa mungon shifra e transferimit.