Ralph Hasenhuttl është trajneri i ri i Sauthampton. Klubi anglez pak ditë më parë ka shkarkuar nga detyra ish-teknikun Mark Hughes, e tashmë është konfirmuar tekniku austruak.
51 vjeçari do të ketë një detyrë shumë të vështirë, pasi kjo skuadër renditet në vendin e 18-të me vetëm 9 pikë të mbledhura. Mbetet për t’u parë nëse trajneri austriak do arrijë ta plotësojë këtë objektiv.