Lum Rexhepi është lojtari më i ri i skuadrës së Partizanit. Në një postim në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook” të kuqtë shkruajnë se mbrojtësi ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni me të drejt rinovimi edhe për një vit tjetër.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Lum Rexhepin. Qendërmbrojtësi shtatlart, i cili sëfundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Kups në kampionatin finlandez, ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit me të kuqtë. 26 vjeçari i cili ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës u aktivizua sot përgjatë 45 minutave të dyta në miqësoren që ekipi zhvilloi ndaj Dinamo Zagreb”.