Qendërmbrojtësi Edison Ndreca është pjesë e Kastriotit. Ish-lojtari i Teutës u largua pas 5 muajsh nga klubi durrsak dhe në këtë pjesë të dytë të sezonit të Kategorisë Superiore do të vazhdojë me fanelën e ekipit krutan.
Lajmi është konfirmuar nga Kastrioti në faqen e tij në Instagram.
“Edison Ndreca është afrimi i parë i Kastriotit në merkaton e Janarit. Mirësevjen, Edison!”
Postimi i Kastriotit
Ndreca qëndroi me Teutën për 5 muaj, por nuk arriti të gjente hapësirë në radhët e “djemve të detit”. Ai do të ndihmojë ekipin e Bledar në luftën për të qëndruan në elitën e futbollit shqiptar.