Mançester United ka prezantuar sot në ekip Diogo Dalot. Talenti 19 vjeçar që luante për Porton, është prezantuar sot te “Djajtë e kuq”.
Dalot ka thënë se ai është shumë i lumtur për këtë transferim.
“T’i bashkohem Manchester Unitedit është një mundësi e pabesueshme. Nuk kam mundur t’i them jo mundësisë për t’u bashkuar me një klub kaq të madh”, ka thënë Dalot.