Diskutime të shumta, luftë diplomatike dhe tension mes federatave të Ukrainës dhe Kosovës. Më në fund është bërë zyrtare. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Ukrainës e cila ka marrë lejën përfundimtare të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjes në Krakov të Plonisë.
“Federata e Futbollit e Ukrainës ka marrë lejen nga FIFA për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën në vend neutral. Bazuar në vendimin e Federatës tonë, Ukraina do të presë Kosovën në Krakov të Polonisë”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Ndeshja Ukrainë – Kosovë do të luhet më 9 tetor, në Poloni për shkak se Ukraina nuk njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e këtij vendi.