Flamur Bajrami është lojtari më i ri i Llapit. Sulmuesi i njohur që ka luajtur në Shqipëri me skuadrën e Tiranës, është prezantuar sot në klubin kosovar. Përmes një postimi në kanalin zyrtar bëhet me dije që futbollisti në fjalë ka firmosur kontratë, që e lidh atë me Llapin për 2 vite e gjysmë.
“Zyrtare: Flamur Bajrami prezantohet tek Llapi
Podujevë, 5 janar 2019 – Transferimi i parë i afatit kalimtar të janarit tek KF Llapi është mesfushori llapjan Flamur Bajrami, i cili sot ka kryer prezantimin me fanellën bardhekaltër.
Flamur Bajrami ka nënshkruar kontratë dy vjeçare e gjysmë me klubin, ndërsa më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut, Tiranës e Vëllaznimit.
Mirësevjen Flamur në klubin e vendlindjes dhe në familjen e madhe të KF Llapit”, shkruhet në njoftimin e klubit të Llapit.