Mesfushori Xian Emmers nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Interit për sezonin e ri. 19-vjeçari zviceran është vendosur të huazohet për një vit te Cremonese më pas do të jetë klubi në fjalë që do vendosë nëse do blejë apo jo pëfundimisht lojtarin.
Mediat italiane raportojnë se kjo lëvizje është bërë me qëllimin e vetëm që mesfushori të fitojë eksperiencën e duhur dhe më pas të rikthehet sërish në shtëpi. Nisur nga fakti që nga zilaktërit janë larguar shumë lojtarë në këtë repart, Emmers shihet si e ardhmja e këtij klubi për të ardhmen.