Sot, në orën 15:00 do të luhet miqësorja e radhës mes Kukësit dhe Kajrat FC, ekipit nga Kazakistani. Kjo përballje është një ndeshje prove për të dyja skuadrat para fillimit të pjesës së mbetur të kampionatit.
Trajneri Gjoka ka bërë gati listën me 11-të lojtarët që do të zbresin në fushë ndaj Kajrat FC. Formacioni është publikuar në faqen zyrtare të klubit të Kukësit, ku duket se trajneri ka zgjedhur më të mirët për takimin e sotëm.
Formacioni zyrtar:
Futbollistët: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Dvornekoviç, Musolli, Lena, Lushtaku, Emini, Pejiç.
Trajner: Ernest Gjoka