Klubi i Futbollit Kastrioti ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook, se ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin Ditmir Beci, i cili do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri pasi ka firmosur pak minuta më pare. Ashtu siç dhe kishin lajmëruar, drejtuesit e klubit kanë bërë goditjen e madhe, duke arritur marrëveshjen me mbrojtësin që ka qenë pjesë e Superligës.
Si duket, merkatoja nuk ka përfunduar këtu, pasi drejtuesit e klubit po mendojnë për afrime të tjera cilësore, të cilat do të forcojnë akoma më shumë repartet për sezonin e ri futbollistik.
Njoftimi në faqen zyrtare të klubit:
“Nga sot pjese e KS Kastriotit, eshte edhe mbrojtesi Ditmir Beci. Ne dy sezonet e fundit, Beci ka qene pjese e Terbunit, ne Superiore dhe ne Kategorine e Pare.”