Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli janë dy “përforcimet” e radhës për skuadrën e Juventusit. Të dy lojtarët kanë rinovuar me bardhezinjtë. Chiellini do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në vitin 2020, ndërsa Barzagli deri në vitin 2019-të.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kanali zyrtar i bardhezinjve. Kujtojmë që të dy lojtarët janë pikë “kyçe” për Juventusin. Pikërisht për këtë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur që të dy futbollistët të jenë edhe për të ardhmen pjesë e Juventusit.
@AndreaBarzagli2 + @Chiellini + Juventus
The journey continues! ➡ https://t.co/axYNVsjtUV#FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/mMJzz9O6if
— JuventusFC (@juventusfcen) June 29, 2018