Një prej portierëve më të spikatur në Superligën e Kosovës në sezonin që sapo lamë pas, tashmë është transferuar te Shkëndija e Tetovës.
Ish-portieri i Llapit dhe Tiranës, por edhe Hajvalisë në të kaluarën ka përfunduar me sukses kalimin te skuadra shqiptare që militon në kampionatin e Maqedonisë.
Avdyli ka provuar edhe një eksperiencë të shkurtër me Tiranën në sezonin e shkuar, ndërsa në merkaton e verës kaloi te skuadra e Llapit ku ishte titullar i padiskutueshëm.
Tashmë ai do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës ku do të ketë mundësinë të luajë në Kupat e Europës.