Ilir Daja tashmë është trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit. Pasi diskutohej prej ditësh për një lëvizje të mundshme drejt Vlorës, tashmë ka ardhur momenti i së vërtetës. Tekniku Daja duket se është bindur nga oferta e administratorit të Flamurtarit Sinan Idrizi për të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.
Lajmi është publikuar nga vetë klubi i Flamurtarit në rrjetet sociela, ku informon se Daja është trajneri i ri i vlonjatëve.