Kërkesa e klubit të Chelseat në FIFA për të anulluar bllokimin e merkatos futbollistike së “Bluve” deri në janar të 2020 është refuzuar kategorikisht nga UEFA.
Klubi anglez u shpreh i indinjuar me qëndrimin përfundimtar të selisë së futbollit botëror me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter”.
“Klubi i Chelseat është i shtangur nga vendimi i Komitetit të Apelit të FIFA-s për të bllokuar sanksionin në pritje të plotësimit të procesit të apelimit”.
Chelsea Football Club is astonished by the FIFA Appeal Committee’s decision not to suspend its sanction pending completion of the appeal process. https://t.co/oz6PUMApj3— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 8, 2019
Për shkak se ka kryer shkelje në transferimin e lojtarëve të rinj, UEFA vendosi të bllokonte të drejtën e transferimit të lojtarëve për Chelsean gjatë dy merkatove kalimtare të verës 2019 dhe dimrit 2020.
Me shumë gjasa, Chelsea do të apelojë vendimin në shkallën më të lartë të gjykimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).