Klodian Duro nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Kamzës. Humbja e djeshme kundër Teutës (1-3) ka lënë shije të hidhur tek drejtuesit të cilët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me teknikun kryeqytetas.
Edhe pse vetë ai deklaroi pas takimit se “Ende nuk dorëzohem”, siç duket kjo nuk është marrë në konsideratë nga klubi kamzali. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëhej me dije:
“Klubi bene te ditur mbylljen e bashkepunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falenderuar trajnerin per kontributin e tij te palodhur, perkushtimin dhe gjithçka dha per skuadren tone, bejme te ditur se rruget tona ndahen ketu.
Mungesat e rezultateve na detyrojne te bejme nje zgjidhje tjeter ne kete moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojme suksese ne karrieren e tij ne vazhdimesi dhe e konsiderojme gjithnje pjese te familjes sone”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit të Kamzës.