Mesfushori beratas, i cili u shkëput nga skuadra e Laçit për t’iu bashkuar Korabit në merkaton e verës, vesh sot fanellën e Tomorit.
Emiljano Veliaj u largua nga Korabi në këtë merkato dimri. Ish-mesfushori i Laçit ka nënshkruar me një skuadër tjetër në kampionatin shqiptar, pikërisht ekipin e Tomorit në Kategorinë e Parë. Tashmë 31-vjeçari beratas është rikthyer zyrtarisht në shtëpinë e tij.
Kujtojmë që Veliaj ka qenë dhe më parë pjesë e Tomorit, por në 2005 ai u largua për të luajtur në Superiore me Besën, Laçin, Shkumbinin, Teutën dhe Korabin.
Gjatë kësaj merkatoje, Veliaj pati bisedime dhe me ekipin bregdetar të Teutës, por nga vendimi i tij ka lënë të kuptohet që ka ndjekur dashurinë e hershme dhe i është bashkua ekipit të vendlindjes