Gigio Donnarumma ka rinovuar kontratën me Milanin.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit kuqezi në Twitter.
Milani ka konfirmuar që Donnarumma ka zgjatur kontratën deri më 30 qershor 2021.
Pas bisedimeve disa-ditore, marrëveshja më në fund është arritur mes palëve.
Ky lajm i ka gëzuar në maksimum tifozët e Milanit, për të cilët Donnarumma nga një idhull u shndërrua në person të urryer, pas refuzimit të kontratës së parë.