Martin Demichelis do të jetë lojtari më i ri i Espanyol. Mbrojtësi argjentinas është larguar nga Manchester City për t’u transferuar në La Liga.
Lajmi bëhet i ditur nga ekipi spanjoll, i cili sqaron që futbollisti do të prezantohet nesër si lojtari më i ri.
Kujtojmë që Demichelis ka luajtur edhe më përpara në Spanjë me Atletico Madrid dhe Malagan.