Champions League duket se nga sezoni i ardhshëm do të ndryshojë disa rregulla, nga të cilat janë aktualisht. “Calciomercato” informon se ndryshimet e reja do të jenë pesë në total,
1) Duke filluar që nga sezoni i ri në Champions të gjitha skuadrat do të kenë mundësi të bëjnë nga 4 ndërrime dhe jo nga 3 që bëjnë aktualisht.
2) Në fianle trajnerët do të kenë mundësi që të kenë të ftuar 23 lojtar për të bërë zëvendësime, ndryshe nga sa janë tani, që përveç formacionit titullar, teknikët do të kenë 12 lojtarë në pankinë për të bërë zëvendësime.
3) Nga sezoni i ri do të ndryshojë orari i ndeshjeve. Ndryshe nga sa jemi mësuar deri tani, në sezonin e ardhshëm ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00 të mbrëmjes, por në të njëjtën kohë do të ketë ndeshje që do të luhen në orën 18:55.
4) Pas merkatos së dimrit çdo skuadër do të ketë mundësinë të shtojë në listë 3 lojtar të rinj.
5) Duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të jenë në total 26 skuadra që do të hyjnë direkt në fazën e Champions League, përfshirë këtu fituesin e Champions dhe Europa League, ndërsa ekipet që nuk do të kalojnë grupin do kenë një mundësi të luajnë në Europa League.