Skuadra e Apolonisë duket se nuk do të ndalet në këtë merkato verore. Fierakët janë futur vrullshëm në merkato për të përforcuar ekipin. Po mendohet për një projekt afatgjatë, ndaj fillimisht do të firmoset me lojtarët e akademisë.
Sot, klubi i Apolonisë njofton që ka arritur marrëveshjen me tetë lojtarë. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook bëhet me dije: ”
Welcome!
FK Apolonia hedh hapin e sigurt për të ardhmen! Sot në mënyrë zyrtare iu njohim me lojtarët e rinj që kanë firmosur kontratën dhe i janë bashkuar projektit tonë!
Portieri @harizaj_romeo , mbrojtësit @rudin_nako_6 dhe @orgest_buzi kanë firmosur kontratat e reja. Për herë të parë hedhin firmën mbi kontratën tonë mesfushorët @jurgen_hidersha @___omeri__stefano.17 dhe sulmuesi @mario_gjata .
Padiskutim që këtë projekt do ta vijonin dhe mesfushorët @ervis_.troka dhe @taulant_hysenshahaj që kanë rinovuar kontratën e tyre me klubin bardhejeshil!
Puna jonë nuk përfundon këtu, Apolonia do të jetë më e fortë!
#NeJemiApolonia @ Loni Papuçiu Stadium”.