Federata Zvicerane e Futbollit ka rrëzuar kërkesën e vendit organizator Rusisë që të ndalohesHin nga pala helvete banderolat me Shqipërinë Etnike dhe flamujt e Kosovës.
Edhe pse është një ndeshje zyrtare futbolli, brenda ekipi helvet prania e 4 shqiptarëvë Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Xhemaili është bërë objekt sulmesh dhe akuzash raciste e urrejtje ndëretnike nga komuniteti serb, por organi i futbollit zviceran e ka quajtur të paarsyeshme pretendimin e palës ruse dhe ka kërkuar mënjanimin e politizimit të sportit.
” S’kemi asnjë ide për çfarë ju shkruani për flamujt, as FIFA, as Rusia duke patur parasysh flamujt në stadiumin e Kalinigradit të premten. Ne nuk duam të kemi asnjë mesazh politik në stadiume, pavarësisht se kë përfaqësojnë këta flamuj”, shkruan FZF për faqen investigative ballkanike BIRN.