Pas humbjes së javës së shkuar, në transfertë kundër Fiorentinës, të besuarit e Allegrit do të kërkojnë 3 pikët në shtëpinë e tyre. Me një Lacio gjithmonë në formë, duket se do të jetë e vështirë për ekipin që kryeson klasifikimin e Serisë A.
Ndërkaq të vështirë do ta ketë me mbrojtjen dhe tekniku bardhezi Max Allegri. Juventusi vjen sot me një mungesë të rëndësishme siç është dhe mbrojtësi i krahut Alex Sandro, i cili mbetet i pezulluar për shkak kartonash.
Në kampin e Shqiponjave të Lacios pritet që tekniku Inzagi të kopjojë formacionin me 3 mbrojtës të Juves. Përkundër faktit se Dusan Basta është gati, menaxheri pritet të fillojë takimin me Felipe Andersonin në krahun e djathtë.
A e dini se?
Juventusi ka fituar 26 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në 14 nga 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Ka mbajtur portën të pa prekur në 5 ndeshjet e fundit ndaj Lacios në të gjitha garat.
Ka shënuar së paku dy gola në 13 nga 14 ndeshjet e fundit në Serie A.
Janë shënuar së paku tri gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Juventusit në shtëpi.
Ka fituar pesë ndeshjet e fundit ndaj Lacios në të gjitha garat. Në gjashtë ndeshjet e fundit mes Juve dhe Lacios në të gjitha garat nuk janë shënuar më shumë se dy gola.
Ka shënuar së paku dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Lacios në të gjitha garat.