Reali i Madridit dëshiron ta harrojë sa më shpejt sezonin 2018-2019. Kryeqytetasit ndryshuan 3 trajnerë brenda pak kohësh, por kjo nuk i ndihmoi për të ngritur lart të paktën një trofe.
Një gjë e tillë shpresohet të shmanget në sezonin e ardhshëm, aty ku Zinedine Zidane kërkon të marrë maksimumin nga të besuarit e tij. Gjithsesi, për të bërë një skuadër sa më kompetitive duhet të shpenzosh në merkato dhe, Florentino Perez është i gatshëm ta bëj një gjë të tillë.
Në krye të dëshirave të Zizu mbeten Paul Pogba dhe Eden Hazard. Dy futbollistët janë nën kontratë me skuadra si Manchester United dhe Chelsea, por dëshira e futbollistëve mund të ndryshojë shumë në planet e dy gjigantëve të Premier League.
Nëse këto dy operacione do konkretizoheshin pozitivisht, “Marca” ka zbardhur edhe mënyrën e lojës së Zidane. Me mbrojtjen që do të jetë me 4, mbërritja e Pogba dhe Hazard do sillte 3 alternativa për francezin, i cili sipas të gjitha gjasave do i rreshtojë në një formacionin 4-3-3.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.