24 orë përpara sfidës kundër Borussia Dortmund që do të luhet për llogari të Champions League, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për sherrin e fundit me portugezin Cristiano Ronaldo, të cilin e zëvendësoi në takimin kundër Las Palmas. Ai bëri komentin e tij mbi polemikat e fundit mes tij dhe Ronaldos, ndërsa e vlerëson situatën normale.
“Gjithçka normale. Cristiano nuk ishte lojtari i vetëm i acaruar. Të gjithë lojtarët që ishin në fushë u acaruan. Tani mendojmë për ndeshjen e nesërme. Nuk e kuptoj, por është kështu si është. Kam marrë një vendim për të mirën e lojtarit. E shoh që po flitet më shumë për këtë se sa për ndeshjen e nesërme. Është kështu si është. Duhet ta kuptoni. Jemi të qetë. Unë nuk jam budalla dhe Cristiano Ronaldo është inteligjent. Jemi këtu për të njëjtin qëllim”.