Mbrojtësi Besmir Demiri është lënë jashtë listës së të grumbulluarve nga Panucci për sfidat me Jordaninë dhe Izraelin. Pak kohë më parë Demiri refuzoi Maqedoninë pasi u grumbullua për dy ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë të vlefshmë për Ligën e Kombeve. Në këto ndeshje kuqeziu nuk pati mundësinë të debutonte.
24-vjeçari luan me ekipin ukrainas Marilupo, madje këtë javë ai është përzgjedhur në 11-shen më të mirë të javës në kampionatin ukrainas. Kjo gjë duket se nuk i ka bërë përshtypje aspak Christian Panuçit i cili e ka lënë jashtë ekipit për sfidat e ardhshme. Mbrojtja ishte një repart i cili vuajti shumë në dy ndeshjet e fundit dhe Demiri mund të ishte një përforcim për kuqezinjtë.