Të dielën në mbrëmje u zhvillua takimi mes Islandës dhe Turqisë, i cili u mbyll me rezultatin 2-0 për vendësit, të cilët po gëzojnë formë mjaft të mirë në fillimin e këtyre eliminatoreve. Por, ajo për çka e gjithë Islanda, apo e gjithë bota po flet në këto momente nuk janë golat, por gjesti i lojtarëve të Turqisë në fillimin e ndeshjes.
Lojtarët përherë shoqërohen nga fëmijët, ndërsa në këtë takim temperaturat në Reikjavik kanë qenë mjaft të ulëta, saqë fëmijët po ngrinin nga i ftohti. Lojtarët e Turqisë kanë hequr bluzat e prezantimit dhe ua kanë dhuruar fëmijëve, të cilët janë mbështjellë deri në momentin që janë kënduar himnet e të dy shteteve.
Ky gjest ka përlotur tifozët islandezë, por edhe presidentin e Federatës Islandeze, i cili i dërgoi mesazh falenderimi Federatës Turke: “Një gjest i tillë ua ngrohu zemrat njerëzve në Islandë dhe këto pamje mjaftojnë për të treguar mirësinë e futbollistëve turq”, shkruhet në mesazhin e Gidni Jahneson, presidenti i Federatës Islandeze të Futbollit.
https://www.youtube.com/watch?v=7G6gOPDqiO8