Ndeshja me Prishtinën tregoi se futbollistët e Tiranës nuk janë në kondicionin e duhur fizik. Ashtu siç u paralajmërua nga tekniku brazilian Ze Maria futbollistët që “ngelën në klasë” u kthyen në fushë menjëherë për të vrapuar. Për minuta të tëra futbollistët “shkarkuan të gjitha energjitë” pasi u detyruan të bënin 22 xhiro vrapuese dhe sprinte dhe vetëm Daja, Kërçiku dhe Hoxhallari “qëndruan në këmbë”.
Duhet thënë se gjendja fizike e prurjeve të reja, përveç mesfushorit Eni Imami është dobët dhe midis tyre ka qenë dhe afrimi i fundit sulmuesi afrikan Gideon Ofori Offei që është tërhequr herët nga stërvitja pasi nuk e ka përballuar dot ritmin.