Dy lojtarët e kombëtares kuqezi, ish-kapiteni Lorik Cana dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi festojnë sot përvjetorin e lindjes. Kavajasi feston ditëlindjen e 26-të, ndërsa kosovari të 33-tën. Ata kanë marrë urimin që në mëngjes nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Kreu i FSHF-së ka postuar në profilin e tij zyrtar në “facebook” fotot e secilit prej kuqezinjve, ku i ka uruar veçmas njëri-tjetrit. Por, mbishkrimi në foto ka qenë i njëjtë për të dy: “Gëzuar ditëlindjen Sokol Cikalleshi. U bëfsh 100 vjeç! “Gëzuar ditëlindjen Lorik Cana. U bëfsh 100 vjeç!”