Takimi Partizani – Kukësi që do të luhet sot në orën 17:00, i vlefshëm për javën e 14-të, do të luhet në “Elbasan Arena”. Partizani do të kthejë tifozët në stadium pasi ka paguar gjobën prej 10 milionë lekësh.
Tifozët e Partizanit do të akomodohen në tribunën C3, ndërsa tifozeria e Kukësit në tribunën G3.
Ndërkohë që janë përcaktuar dhe çmimet e biletave për ndjekjen e këtij takimi.
Biletat:
Tribuna Vip – 1500 lekë
Tribunta A2, A3 dhe B3 – 1000 lekë
Tribuna E – 500 lekë
Tribuna C3 dhe G3 – 300 lekë