Nesër do të luhen tre sfidat e para të javës së tetë të Superligës, ku takimi më i rëndësishëm i ditës është ai mes Skënderbeut dhe Kukësit. “Newsport.al” ka zbuluar treshen që do të gjykojë takimin mes dy skuadrave që kërkojnë kreun e tabelës.
Gjyqtar kryesor do të jetë Kridens Meta, i ndihmuar nga asistentët Ermal Barushi dhe Dojando Myftari. Kridens Meta gjykoi sfidën e javës së dytë mes Kukësit dhe Teutës, ku pas kësaj ndeshjeje u pezullua 5 javë për shkak se dha një penallti inekzistente.