Partizani do të luajë ditën e sotme kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Pikërisht për këtë takim burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije që trajneri Starova ka vendosur të hedhë në fushë një formacion me lojtarë agresivë.
Në portë do të jetë i përhershmi Hoxha. Në mbrojtje do të rreshtohen Fejzullahi në të djathtë, Atanda dhe Krasniqi në qendër, ndërsa në të majtë në vend të Ibrahimit do të jetë Renaldo Kalari.
Para prapavijës do të vendoset i riu Ylber Ramadani, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga Vila në të djathtë, Batha dhe Trashi në qendër, ndërsa Torassa në të majtë. Majën e sulmit do ta udhëheqë Kaleb Ekuban.
Siç shihet në këtë ndeshje trajneri Starova ka lënë jashtë 11-shes titullare, Ibrahimin, Bardhin dhe Filin.