Xherdan Shaqiri do të rikthehet në Serinë A. Pas një eksperience aspak pozitive me Interin, mesfushori me origjinë shqiptare pritet të transferohet edhe një herë tjetër në Itali, por këtë radhë te Roma.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Roma ka bërë gati ofertën financiare që kërkon Stoke për të lënë të lirë Shaqirin dhe kalimi i tij te verdhekuqtë do të jetë realitet, pas kalimit të Salah te Liverpool.