Deri më tani është konfirmuar se, takimin që do luhet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” në orën 20:00 mes Skënderbeut dhe Mlada Boleslavit do ta transmetojë vetëm “Supersport”. Lajmi është zyrtarizuar dje, por mbetet të shihet nëse ndeshja do mund të transmetohet edhe në RTSH për të gjithë tifozët që nuk kanë mundësi ta ndjekin këtë takim në stadium.
Drejtori i Redaksisë së Sportit në TVSH, Pano Xhixho për Panorama Sport ka zbuluar se, nga ana e RTSH i është bërë një ofertë klubit të Skënderbeut, sikurse ka të drejtën e shitjes së të drejtave televizive, por ende nuk është arritur një marrëveshje për shkak se është kërkuar një shumë e madhe parash nga ana e klubit për transmetimin e këtij takimi. Nuk dihet ende, nëse drejtuesit e klubit korçar do arrijnë një marrëveshje me RTSH për t’ju dhënë mundësinë tifozëve të shikojnë qetësisht ndeshjen e mbrëmjes së sotme.