Tirana vetëm dy ditë më parë konfirmoi në krye të ekipit trajnerin Ze Maria edhe për dy vite. Sigurisht që kjo ishte lëvizja e parë që duhet të bëhej, pasi deri para hedhjes së firmës gjithçka kishte mbetur pezull, përfshi këtu dhe merkaton.
Së fundmi, sapo Ze Maria ka thënë “PO” dhe ka bërë kërkesat e tij, zbulohen dëshirat që bardheblutë kanë për merkaton e verës. Emri i parë është i malazezit, Marko Çetkoviç, i cili ka luajtur më parë me Laçin dhe Partizanin.
Emrat e tjerë që kanë dalë së fundmi në qarkullim janë; Edurd Rroca, lojtari i Luftëtarit i cili do plotësonte bollshëqe që te Tirana ekzistojnë prej vitesh. Problem këtu është klubi gjirokastrit që nuk “lëshon pe” pasi kërkojnë të mbajnë 24-vjeçarin në ekip me çdo kusht për tu përfaqësuar denjësisht në Europë.
Një tjetër emër që po lakohet së fundmi është ai i Bruno Ditës që ka dalë në skenë dhe herë më parë. Në këtë rast gjithçka varet nga CAS lidhur me vendimin që do merret ndaj Skënderbeut. Tjetër problem është dhe paga e lojtarit, duke mos përjashtuar këtu dhe mundësinë e trasferimit të mesfushorit jashtë Shqipërisë, kjo pasi klubi korçar do përfitonte shumë më shumë sesa mund të ofronte Tirana. Edhe pse këto emra kanë dalë në skenë, pritet që gjithçka të mësohet ditë në vijim, për të zbuluar nëse bardhblutë do guxojnë apo jo.