Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon nuk e ka pritur mirë transferimin e Cristiano Ronaldos te ekipi i Juventusit. Calderon është njeriu që shpenzoi shuma marramëndëse për të sjell Ronaldon në “Santiago Bernabeu” në vitin 2009, kohë kur ishte president i klubit.
“Është e trishtueshme që e kemi shitur Cristiano Ronaldon, për të ardhur keq” , është shprehur ish-presidenti, Ramon Calderon.
112 milionë euro në total i ka kushtuar blerja e “yllit” të “Los Blancos” Juventusit, duke u cilësuar si një nga lëvizjet më të bujshme në Serie A.