Kosova do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kroacisë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Për këtë takim ka folur, ylli i Vitesses, Milot Rashica, i cili ka deklaruar për “Express” që ndihet gati për Kroacinë.
“Dëmtimi i takon të kaluarës, ishte vetëm goditje, jam i gatshëm 100 për qind”, ka deklaruar Rashica.
“Do të jetë shumë e vështirë, por nuk do të dorëzohemi do të luftojmë deri në minutën e fundit që të dalim sa më mirë”, ka përfunduar ai.