Zyrtarisht është larguar sot nga Shkodra duke mbyllur aventurën me skuadrën e Vllaznisë. Ylli Hoxha për newsport.al tregon çfarë ndodhi mes tij dhe trajnerit Armando Cungu dhe pse erdhi divorci i parakohshëm.
“Duke filluar nga sot, nuk jam më një futbollist i Vllaznisë. Ka qenë një kërkesë e imja për të zgjdhur kontratën me mirëkuptim, pas një mosmarrëveshje të trajnerit me mua. Dëshmitar të padrejtësisë së tij ndaj meje është i gjithë ekipi. Por, unë dua të falenderoj drejtuesit që u treguan korrekt, profesionistë dhe të drejtë. Gjithashtu, dua të falenderoj të gjithë tifozët e Shkodrës që më bën të ndihem si pjesë e familjes së tyre. Eksperienca ime zgjati pak, por ka qenë e mbushur me emocione pozitive prej tifozëve. Profesionalizmin tim e kam treguar kudo që kam luajtur. Uroj që të vertetat dhe prapaskenat që ndodhin aty, të dalin një ditë. Refuzoj të flas për problemet e trajnerit, pasi s’dua të prish atmosferën në klub. I uroj Vllaznisë sa më shumë suksese. E kam mbajtur me nder atë fanellë dhe kam dhënë maksimumin tim”, ka deklaruar Ylli Hoxha.