Mesfushori
i kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu ishte i përzgjedhuri i radhës nga
UEFA, në ciklin e intervistave në prag të duelit kundër gjigantit të futbollit
Europian, Anglisë. Kryeziu foli për ecurinë e Dardanëve” në Ligën e Kombeve dhe për atë se çfarë pret
në kualifikueset e Euro 2020
Ndërkohë, ylli i Zurichut shtoi se Kosova është një vend që jeton me futbollin
dhe njerëzit janë të pasionuar pas sportit më popullor në botë.
“Njerëzit në Kosovë gjithmonë e ndjekin futbollin dhe ligat ndërkombëtare, dhe nëse vendi i tyre luan kundër kombëtareve të mëdha, si për shembull kundër Anglisë në kualifikimet për Euro 2020, atëherë pa dyshim është ndjenjë e madhe për ta të shohin ekipin e tyre në stadium. Deri tani kemi pasur tre ndeshje në shtëpi dhe për secilën ndeshje biletat shiteshin brenda një ore“, ka theksuar Kryeziu.
Sa i përket kualifikimeve për Euro 2020 Kryeziu është shprehur:
“Do të jetë një përvojë e re për secilin prej nesh dhe definitivisht do të jetë më e vështirë se Liga e Kombeve. Por pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i ri, nuk duam të fshihemi. Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, por nuk i frikësohemi. Ne do të përpiqemi të rrëmbejmë pikë nga kombëtare të mëdha si Anglia”.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: