Rregullat e UEFA-s për regjistrimin e futbollistëve të huaj në ligat europiane janë strikte aq sa detyrojnë shumë futbollistë të pajisen me nënshtetësi tjetër nga vendi i origjinës.
Futbollisti i Barcelonës Philippe Coutinho do të marrë pasaportë portugeze në mënyrë që të krijojë hapësirë për lojtarët ekstrakomunitarë ( që nuk kanë lindur në vendet e BE-së).
Blerjet e reja Arthur Melo dhe futbollisti Yerrick Mina vijnë nga Amerika Latine dhe UEFA e detyron çdo klub europian të regjistrojë vetëm 3 lojtarë jashtë kontinentit. Coutinho do të detyrohet të mbajë nënshtetësi të dyfishtë, portugeze dhe braziliane.