Ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës do të luhet në një fushë neutrale, gjë që nuk është në të mirë të skuadrës organizatore, e cila i jep mundësi ballakanasve që të shpresojnë për rezultat pozitiv.
Këtë situatë e vlerëson edhe ylli i futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko, i vili kërkon që lojtarët e përfaqësueses së tij të mos e nënvlerësojnë Kosovën.
“Besoj se lojtarët tanë nuk do të nënvlerësojnë këtë ekip. U kam thënë djemve që të harrojnë ndeshjen me Turqinë dhe të përgatiten për ndeshjen tjetër. Jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ndeshja e Kosovës për ne”.
“Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se sa shumë jemi shpenzuar në ndeshje me Turqinë. Kosova nuk është kundërshtare e lehtë, megjithëse humbi 6:0. Ndeshja si ndeshje nuk është dukur kështu”, ka deklaruar Andriy Shevchenko.