Borussia Dortmund njihet për talentet e nxjerrë në vitet e fundit. Duke filluar me emra si Kagaëa, Gotze, Reus apo Sahin. Pikërisht ky i fundit flet për talentin më të ri të verdhezinjve, 17 vjeçarin Jadon Sancho që së fundmi ka bërë debutimin me verdhezinjtë. Turku ka vlerësime shumë të larta për anglezin.
Ai shprehet: “Unë kurrë nuk do paguaja një biletë në stadium për të parë një lojtar si unë. Gjithmonë do paguaja për një lojtar si Jadon Sancho i cili kalon nga 2-3 futbollistë njëherësh. Është një kënaqësi të shohësh atë”.