Borussia Dortmund nuk po ecën në ritmet e sezoneve të kaluara këtë vit. Verdhezinjtë po “vuajnë” duke mos arritur që të shprehin stilin e tyre që i karakterizon. Por një lojtar që ka rënë në sy këtë sezon është Cristian Pulisic. Amerikani ka qenë një ndër më të spikaturit dhe për këtë arsye ka rënë në vëmendjen dhe syrin e klubeve më të mëdha.
Vetë mesfushori 19 vjeçar në një prononcim të fundit tregon ekipin me për të cilin ka bërë tifo kur ka qenë i vogël. “Gjithmonë më ka pëlqyer ekipi i Manchester United. Jam rritur duke parë atë ekip dhe duke bërë tifo për ta. Ata kanë qenë klub im i zemrës”.