Fjala modesti duket se nuk egziston në fjalorin e Eden Hazard. Futbollisti belg i pyetur nga një gazetar për faktin se ai cilësohet si futbollisti më i mirë në botë, Hazard është përgjigjur se Po, ai është fubollisti më i mirë. ” Prapë? Po. Ta kam thënë edhe më përpara dhe po ta përsëris edhe tani”, ishte përgjigja e yllit të Chelsea-it, e cila u pasua me një të qeshur nga ana e futbollistit.
Ironia është se përtej këtyre cilësimeve, Hazard nuk ka fituar asgjë, me asnjë nga skuadrat ku ai luan. Mosfitimi i trofeve nuk e vendos belgun në listën e favoritëve për Topin e Artë, pavarsisht se numri 10 është në nivelet e më të mirëve. “Duhet të luash në Spanjë për të fituar Topin e Artë”, ka ironizuar mesfushori.
Hazard ka theksuar se gjithmonë ka vend për përmirësim, e thënë kjo nga më i miri në botë mbetet vetëm të besohet.