”Ylli” i Bayernin të Mynihut, Frank Ribery ka folur për mediat për karrierën e tij dhe për të ardhmen. I pyetur për kontratën dhe ëndrrat e tij, francezi u përgjigj se ëndrra e tij më e madhë është që të fitojë Champions Leaguen me Bayernin dhe t’a mbyllë karrierën me këtë klub, por kjo varet nga klubi, a do t’i ofrojë apo jo një rinovim kontrate.
”Cilat janë dëshirat e mia përpara se ti jap fund karrierës? Dua të fitoj sërish Championsin me Bayernin, kjo është ëndrra ime. Ideja se mund tia arrij qëllimit më motivon më tepë. “Nuk kam folur ende me drejtuesit për rinovimin. Ka akoma kohë. Do të dëshiroja ta mbyllja karrierën time me Bayernin por nuk jam unë i vetmi ai që vendos. Do të jetë klubi që do të thotë fjalën e fundit”, përfundoi Riberi.