Dogllas Kosta ka refuzuar ofertën e zikaltërve. Interi dëshironte të sillte në “San Siro” brazilianin, megjithatë ky i fundit ka sjellë përgjigje negative. Sipas “Premium Sport”, zikaltërit kanë tentuar ta transferojnë 26-vjeçarin, por dëshira e tij është t’i bashkohet Juventusit në Torino.
Kosta ka kontratë me Bajern Mynih deri në vitin 2020, teksa vlera e lojtari është rreth 30 milionë euro.