Eric Dier do të jetë lojtar i Tottenhamit. Vetë klubi anglez ka konfirmuar që Dier ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, që e mban atë deri në vitin 2021.
22-vjeçari është një ndër talentët më premtues në Angli. Ai kërkohet nga skuadra europiane, por presidenti i Tottenhamit nuk e ka dashur largimin e tij dhe kështu i ka ofruar atij një kontratë të re. Sipas mediave angleze në kushtet e kësaj kontratë, përfshihej edhe rritja e pagës vjetore për lojtarin.