Teksa flitet për largim të tij nga Atalanta, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Berat Xhimshiti ka qenë sot titullar në takimin e dytë për raundin e tretë të Europa League që Atalanta e tij e zhvilloi ndaj izraelitëve të Hapoel Haifas. 25-vjeçari luajti 90 minuta të plota duke mbajtur të paprekur portën që mbrohej nga Pierluigi Gollini.
Ndërsa një sinjal i mënjanimit të Etrit Berishës ka ardhur edhe në këtë takim pasi trajneri Gian Piero Gasperini e ka ulur në stol. Tentativa për t’u blerë nga francezët e Lille mbetën në mes pasi palët nuk arritën mirëkuptimin për çmimin e portierit të përfaqësueses sonë.
Sipas gjasave, këtë sezon Berisha do të qëndrojë në stol.