Vllaznia mundi Lushnjen, javën që lamë pas, 4-0, ndërsa spikati në këtë ndeshje supergoli i Xhvahir Sukajt, i cili shënoi nga 60 metra.
Goli i shkodranit ka bërë edhe xhiron e rrjetit, teksa për të kanë shkruar edhe mediat hungareze. “Origo.hu” i ka kushtuar një material të veçantë golit të shkodranit, që e ka titulluar: “Gol nga 60 metra? S’ka asnjë problem, më beso.”
Në brendësi faqja komplimenton Sukajn për golin, duke shkruar: “Nuk donte që të vraponte drejt portës dhe të gënjente mbojtësit, kështu që gjeti rrugën më ekonomike dhe i doli mirë.”
Sukaj po kalon një periudhë shumë të mirë me Vllazninë, që prej transferimit të tij te shkodranët në janar.