Eros Grezda bëri një paraqitje fantastike në ndeshjen e djeshme që Rangers fitoj përballë Madhërulleit. Sulmuesi shqiptar dhe një asist dhe shënoi dy gola. Në përfundim të ndeshje ishte dhe trajneri i skuadrës Stiven Xherard ai që foli për paraqitjen fantastike të Grezdës “Unë e prisja këtë moment. Vetë Erozi e priste këtë moment dhe të njëjtën gjë mund të themi dhe për tifozët.
Ai vuajti një dëmtim të rëndë në fillimin e sezonit dhe vetëm tani e ka lënë pas. Jam realisht I kënaqur me paraqitjen e tij dhe në të njëjtën kohë e them me bindje se nuk e keni parë akoma se cfarë është në gjendje të bëjë ky futbollistë, presim akoma më shumë nga ai ” përfundoi ish-mesfushori i Liverpoolit.