Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, ka zbuluar se Shkodran Mustafi do t’i bashkohet Arsealit gjatë këtyre ditëve. Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, ka një lajm të madh për tifozët e skuadrës londineze. Ai ka zbuluar se ekipi nga Emirates gjatë këtij afati kalimtar do ta transferoj Shkodran Mustafin nga Valencia dhe Lucas Perezin nga Deportivo La Coruna.
Arsenal po përgatit dy blerjet e radhës, të cilat do të vijnë nga La Liga. Bëhet fjalë për Lucas Perez që është aktivizuar me Deportivo La Coruna dhe Shkodran Mustafin që ka luajtur për Valencian. Për të dy këta lojtarë trajneri i “topçinjve” është i bindur në masën 99% se do të jenë në “Emirates” shumë shpejtë.
“Ne jemi duke punuar për të finalizuar marrëveshjet, por ne nuk ende gati që të njoftojmë sot. A do të nënshkruaj Arsenali me dikë tjerë para mbylljes së afati kalimtar? Jam 99 përqind i sigurt”, ka theksuar Wenger përpara gazetarëve, të cilët e kanë pyetur konkretisht për Mustafin dhe Perez, vlera e të cilëve shkon në 50 milion paund.